Krimi e korrupcioni mbesin sfidat e Kosovës në Raportin e Progresit

Komisioni Europian ka publikue raportin për Kosovën, që ndryshe njihet edhe si Raporti i Progresit.

Raporte të tilla, Komisioni Europian ka publikue edhe për vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë integrimin në Bashkimin Europian.

Raporti përmban pasqyrën dhe shënimet kryesore në lidhje me përparimet që ka shenue Kosova gjatë periudhës nji vjeçare, ku theksohen edhe ngecjet dhe sfidat.

Komisioneri për Politikën e Fqijësisë dhe Negociatat e Zgjanimit, Johannes Hahn, ka thanë në nji intervistë për Radion Europa e Lirë se Kosova nuk ka kohë të humb.

Në veçanti, Hahn asht ndalë te çashtja e sundimit të ligjit.

“Këtu kemi nevojë edhe për vullnetin politik për rastet e caktueme”, ka thanë Hahn.