Kriteri i Demarkacionit për liberalizim, shpikje e BE

Vendosja e Demarkacionit si kusht për liberalizimin e vizave asht shpikje nga ana e Bashkimit Europian, e cila vazhdon me pasë probleme në vendimmarrje në raport më Kosovën.

Ky problem asht i theksuem për faktin se pesë vende të kësaj bashkësie ende nuk e njohin Kosovën, për sa kohë që as në Kosovë nuk ka konsensus për këtë çashtje.
Kështu vlerësojnë njohës të integrimeve Europiane.

Në anën tjetër, në Opozitë thonë se vendosja e këtij kushti nga ana e Bashkimit Europian asht ba më kërkesë të Qeverisë së Kosovës, e cila më këtë veprim ka tentue me rikthye Opozitën në Kuvend.

Profesori i Integrimeve Evropiane, Avni Mazreku, thotë se përpara çdo vendimi për Demarkacionin, atij duhet me i parapri ulja në nji tryezë e liderëve të partive parlamentare.