Kritika të shumta për Drejtorin e Komuniteteve dhe Kthim

Ndonëse ishte thirrë për me raportue në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komunitetëve dhe Kthim, Drejtori i Zyrës për këto çashtje pranë Kabinetit të Kryeministrit Ivan Tomiq, nuk kishte marrë mundin për më ardh në këtë mbledhje.

Anëtarët e këtij komisioni ishin shume të disponuem ani pse pritën rreth 20 minutave për me ardh Kryetari Tomiq, por ai prapë se prapë nuk erdhi.

Kështu mbledhjen e filluen me kritika të shumta nga deputetët për komunitete.

Anëtar i Komisinoit nga Partia Demokratike e Ashkanlive Danush Ademi, tha se nëse nuk vjen kryetari duhet më ardh zv/Kryeministri mbasi simbas tij ata tashme kanë arrit në kulmin e problemeve.

Ata i bane thirrje kryetarit me ardh për mbledhjen e radhës që ka me u mbajt të Hanën.