Kriza me refugjatët. BE arrin marrëveshjen me Turqinë

Udhëheqësit e Bashkimit Europian jane pajtue për m’i ofru Turqisë koncesione financiare dhe politike nëse ajo ndalon mbërritjen e emigrantëve në Greqi.

Bisedimet në Bruksel kanë përfundu n’orët e para të se Premtes.

Liderat europianë i kanë dhanë presidentit të Këshillit të BE’s, Donald Tusk, mandatin për me përfundu marrëveshjen me Turqinë.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Turqia do të kthejë të gjithë emigrantët që kalojnë Detin Egje dhe arrijnë në Greqi.

Në kambim, BE do të marrë refugjatë sirianë direkt nga Turqia, do t’i sigurojë asaj 6 miliardë euro ndihma dhe do të përshpejtojë negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE dhe planet për liberalizimin e vizave.

Po simbas marrëveshjes, BE për çdo emigrant të kthyem në Turqi, do të pranojë nji refugjat sirian derisa numri i tyne t’arrijë në 72,000.

Që nga Kallnori i vitit 2015, mbi 1 milion emigrantë dhe refugjatë kanë hy në BE, tue arritë në Greqi me anije nga Turqia.

Vetëm këtë vit, në BE kanë arritë mbi 132,000 veta.

Marrëveshja BE-Turqi pritet me u finalizue gjate dites.