Kroacia e Serbia drejt dhanies fund të ‘Luftës së Ftoftë’

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic kanë nënshkrue nji deklaratë në Subotica të Vojvodinës për avancimin e marrëdhanieve dhe zgjidhjen e çashjeve të hapuna ndërmjet dy vendeve. Para kësaj, dy liderët janë takue në mënyrë simbolike mbi nji urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.

Grabar–Kitarovic dhe Vucic kanë thanë se kanë me synue me i përmirësue raportet që janë tensionue kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i ban Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE’s.

Takimi, simbas njoftimeve, asht planifikue për nji kohë të gjatë nga të dyja palët, ndërkohë që ka ndodhë pa ndonji ndërmjetësim nga jashtë.

“Duem me jetue në paqe, me ndërtue ma shumë besim dhe me ndreqë atmosferën…”, ka thanë Vucic mbas nënshkrimit të Deklaratës.

Kolinda Grabar-Kitarovic ka thanë se me këtë deklaratë, të dyja palët janë dakordue që me ba gjithçka që asht e mundun për zgjidhjen e çashtjeve të hapuna.