Kroacia i kthen refugjatët në Serbi, e Serbia i kthen në Maqedoni

Sot, Kroacia i ka kthye rreth 600 refugjatë në Serbi, ndërsa autoritetet serbe kane për qëllim që këta refugjatë me i kthye në Maqedoni, nga ku kane hy në Serbi.

Simbas të dhanave nga policia serbe, gjatë natës së kalueme nga Maqedonia në Serbi arritën 190 refugjatë.

Gjatë kësaj jave në Serbi, në ditë kane hy ma pak se 500 refugjatë, që asht kuota ditore për pranimin e ranë dakord me vendet përgjatë rrugës së refugjatëve në Ballkan. /TetovaSot/