Kroacia ia ndalon hymjen në territorin e saj Vojislav Seselj’it

Ministria e Punëve të Mbrendshme kroate, i ka ndalue hymjen në Kroaci udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe (SRS) Vojislav Seselj, për shkak të rrezikut të prishjes së rendit, tha policia kroate.

Zadhanësja e policisë Helena Biocic, tha se policia informoi çashtjen e kontrollit kufitar për vendimin e ndalimit të hymjes në Kroaci të Seselj.

Simbas saj, nji vendim i tillë asht në përputhje me Ligjin për të Huejt, i cili parashikon mundësinë që të hueji t’i refuzohet hymja në Kroaci për shkak se paraqet rrezik për rendin kroate, sigurisë kombëtare dhe shëndetit publik.

Kryeministri Tihomir Oreskovic, tha në nji bisedë joformale me gazetarët se Vojislav Seselj ka me u arrestue në rast se hyn në Kroaci.