Kroacia lëshon pe, Serbia sot zyrtarisht hap dy kapitujt e negociatave me BE’në

Serbia hap sot kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, delegacionin e Serbisë e udhëheq kryeministri Aleksandar Vucic.

Këta dy kapituj kanë të bajnë me gjyqësorin, të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

Përparimi në negociata ka me u mvarë nga përparimi në këto fusha.

Vendet anëtare të BE kanë ra dakord më 5 Korrik që me hapë kapituj të ri të negociatave me Serbinë.

Ma herët, Kroacia ka pengue nji gja të tillë, tue kërkue nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, me shfuqizue kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe me garantue përfaqësimin e pakicës kroate në parlament.