Kroacia prape e pengoi integrimin e Serbisë në BE

Në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE’s, Kroacia prape s’e ka dhanë pëlqimin për hapjen e kapitullit 23 në negociata e Serbisë me Bashkimin Europian.

Kryesuesja e BE’s – Holand, asht me arrite nji konsensus të vendeve anëtare tue e ngrite këtë çashtje në nivel ma të naltë vendimmarrës, në nivelin e ambasadorëve.

Qysh njofton RTS, përfaqësuesi i Kroacisë përsëriti se nuk mund të pajtohet me hapjen e kapitullit 23, tue i theksue argumente njoftuna për kompetencat rajonale të Gjykatës serbe për krime lufte, dhe për përfaqësimin e minoritetit kroat në Parlamentin e Serbisë.