Kroacia shkon në zgjedhje të parakohshme, qe pse!

Zgjedhjet do të zhvillohen në periudhën prej 30 deri në 60 ditë që nga dita e shpërbamjes së Parlamentit.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, kumtoi sot se në Kroaci do t’organizohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbasi që t’Ejten u shkarkue nga funksioni Kryeministri Tihomir Oreshkovic.

Grabar-Kitarovic zhvilloi sot në mëngjes konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Kroacisë, e më pas para gazetarëve deklaroi se shumica prej tyne ishin në favor të shpërbamjes së Parlamentit.

Zgjedhjet do të zhvillohen në periudhën prej 30 deri në 60 ditë që nga dita e shperbamjes së Parlamentit.

Përndryshe, pjesa ma e madhe e përfaqësuesve të grupeve parlamentare u shprehën se ma së miri do t’ishte që zgjedhjet të zhvillohen në fillim të Shtatorit.