Kroacia: S’ka BE për Serbinë pa u largue nga retorika e Milosevic’it

Ministri i Jashtëm kroat, Miro Kovac, ka thanë se Kroacia nuk ka me lejue përfundimin e negociatave për kapitujt 23 dhe 24 mes Bashkimit Europian dhe Serbisë, nëse kjo e fundit nuk e ndryshon Ligjin për juridiksionin rajonal që konsiderohet në kundërshtim me bashkëpunimin rajonal.

Madje, në nji intervistë për agjencinë e lajmeve N1, Kovac ka thanë se Serbia njiherë e përgjithmonë duhet me u largue nga retorika e Slobodan Milosevic.

Autoritet serbe duhet me ndalue propagandën, sikur ajo e viteve të 90’ta, nën regjimin agresor të Milosevic’it, ka deklarue Kovac.