Kryediplomatët e Ballkanit mblidhen në Shqipni para samitit të Parisit

ministriajashtme

Në vijim të Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtun në Vjenë, më datën 27 Gusht 2015, dhe në përgaditje të Samitit që do të mbahet në Paris në Korrik 2016, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipnisë organizon në Durrës, më 30-31 Mars 2016, takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë organizim do të jenë të pranishëm, Komisioneri i BE’s për Politikën Europiane të Fqijësisë dhe Negociatat e Zgjanimit, z. Hahn, Sekretarit të Përgjithshëm të RCC, z. Svilanovic, Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, z. Lubomir Zaoralek në kapacitetin e tij si kryesues i radhës i Grupit të Vishegradit (V4) si dhe Sekretarit të Shtetit, z. Harlem Desir dhe Nën-sekretarit italian për Punët e Jashtme Vincenzo Amendola si të ftuem nderi.

Ky Ministerial do të jetë nji mundësi për pjesëmarrësit për të vlerësu dhe thellu ma tej punën e bame lidhun me përgaditjen e projekteve rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgaditjeve për Samitin për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Paris në muejin Korrik të këtij viti.