Kryehet takimi për reformën, ambasadorët me propozim të ri

Ka përfundue takimi në Kryesinë e Kuvendit mes ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, për sqarimin e detajeve të draftit të reformës në drejtësi.

Në përfundim të tij, Basha asht largue nga selia e Kryesisë në heshtje, tue mos ba asnji prononcim për mediat.

Nga të dhanat paraprake rezulton që ambasadorët të kenë ba nji propozim të ri, por bashkëbisedimi mes palëve asht mbyll pa nji marrëveshje.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili u largue pak ma herët, po ashtu pa dhanë nji deklaratë për media.

Mbas takimit PD ka thirrë mbledhjen e grupit për me koordinue qendrimin.

Në këtë mbledhje ka me u diskutue për propozimin e ri dhe për qendrimet individuale të paralajmërueme nga disa deputetë demokratë.