Kryeipeshkvi i Kosovës: Terroristët munden me i sulmue edhe Prishtinën, Shkupin e Tiranën

Kryeipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji ka thanë se shpejt mundet me pasë sulme terroriste në Prishtinë, Shkup e Tiranë si pasojë se disa njerëz kanë ushqye frymën e mosdurimit dhe urrejtjes.

Për këtë aryse, ai ka ba thirrje institucioneve shtetnore, politike, fetare e kulturore mos me ba ‘sehir’, por me punue në parandalimin e akteve terroriste siç kanë ndodhë në Paris, Bangladesh e Stamboll.

“Kjo frymë e mosdurimit dhe urrejtjes në mënyrë të çuditshme ka depërtue edhe te disa njerëz tanë. Kështu, që ngjarjet e Stambollit, Bangladeshit, Parisit shpejt munden me ardhë në Prishtinë, në Shkup ose në Tiranë”, ka thanë Dodë Gjergji, në meshën kushtue viktimave në Stamboll e Bangladesh.