Kryeministi priti n’takim ekspertët nderkombëtarë për Demarkacionin

mustafatakimi

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, asht taku me ekspertët nderkombëtarë, të cilët kanë formue nji komision “ad hoc” për të vlerësu procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.

“Gjatë takimit, kryeministri Mustafa ka theksu gatishmëninë e plotë të Qeverisë së Kosovës për të dhanë çdo lloj kontributi që mund t’i kerkohet nga ky komision”, thuhet në njoftimin e leshuem nga këshilltari i Mustafës, Bajram Gecaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Po ashtu, kryeministri Mustafa ka shpreh bindjen se ky komision vlerësues, i perbamë nga tre ekspertë prej SHBA’ve, Gjermania dhe Britania e Madhe, do të kryejnë me profesionalizëm këtë proces”.

Ky komision asht themelue me vendim të Presidentes, Atifete Jahjaga, mbas pakënaqësive të Opozitës së Bashkueme me procesin e Demarkacionit.