Kryeministri, 4 dite monolog “para pasqyrës”

Duket që Kryeministri i vendit, Isa Mustafa nuk ngopet nga lavdat që ia drejton qeverisjes së tij, mbasi që ky i fundit qe 4 ditë rresht vazhdon me postu në facebook të arritunat e Qeverisë.

Sot, ai foli për fushën e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të ligjit tu i përmend disa nga to:

Pavarësimi i plotë i legjislativit, me ndryshimet e Kushtetutës dhe ligjeve;

– Integrimi i komunave veriore në sistemin e drejtësisë dhe shpërbërja e strukturave të mbrojtjes civile;
– Përgatitja dhe procedimi i 80 projektligjeve në Kuvendin e Kosovës;
Policia, AKI, organet e drejtësisë janë treguar efikase në parandalimin e shkuarjes së individëve nga Kosova në konfliktet e jashtme. Për 7 muajt e fundit nuk është shënuar asnjë rast i bashkangjitjes në konflikte të jashtme.
– Reformat e rëndësishme në administratën publike.

E për derisa Kosova vazhdon të cilësohet si nji vend ku lulëzon korrupsioni dhe krimi i organizuem, për të parin e Qeverisë ky fenomomen asht në ulje.

Por, edhe kësaj here Kryeministri duket aktiv, në hallet e nji qytetari ku shkruen se ATK’ja në Prizren po merr haraç e inspektorët po jetojnë në super lluks.

E i menjëhershëm ishte reagimi i Mustafës ndaj këtij qytetari:
Askujt nuk ka me ju leju të i merret harac, qoftë nga qytetarët apo bizneset. Vetëm shteti ka të drejtë të bëjë ngarkesa tatimore, dhe atë simbas ligjit. Qytetarët, bizneset dhe çdokush qe ka informata duhet mi denoncue veprimet e tilla dhe ju siguroj se menjëherë kanë me u ndërmirrë masa.

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, Kryeministri Mustafa tha se kjo qeverisje ka arritë me përmbush vetëm 85% të agjendës, mbasi që opozita nuk ka lanë hapsinë me veprimet e tyne, me vazhdu punën për ërmbushje të plotë.