Kryeministri: Beteja e Koshares ndali padrejtësinë historike

isaaa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në përvjetorin e Betejës së Koshares, kujtoi deshmorët dhe herojtë që dhanë jetën për lirinë dhe pamvarësinë e Kosovës, derisa kujtoj edhe ushtarët e huej që luftuen në Brigadën 138 Agim Ramadani.

Ai tha me këtë rast se Beteja e Koshares asht nji ngjarje e cila ka ndryshu historinë e Kosovës por edhe të Ballkanit Perëndimor.

“Beteja e Koshares” 138 e Brigadës Agim Ramadani, ishte njana nder betejat ma të randësishme, ku padrejtësia historike po ndalej.

Atë ditë si kurrë më parë u pa sakrifica e djemve dhe vajzave tona për t’u sakrifiku për liri.

Kosharja ishte prova ma e çartë e unitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Mustafa.

Ai theksoi se heroizmin e deshmorëve dhe herojve të kësaj Beteje do ta kujtonë gjithmonë dhe do ta çojnë amanetin e tyne deri në fund se Kosova të jetë e integrueme në familjen europiane dhe në NATO.