Kryeministri dhe Qeveria kërkojnë ekspertizë të pamvarun për sqarimin e vdekjes së Deharit

Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës kanë kërkue që të zhvillohet ekspertizë e pamvarun për sqarimin e rrethanave që quen në vdekjen e Astrit Deharit, i cili ndërroi jetë të Shtunën, më 5 Nandor, në rrethana të pasqarueme në burgun e Prizrenit.

Ekspertiza ka me qartësue vdekjen e dyshimtë të Astrit Deharit, ka thanë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ajo ka konfirmue se në ekspertizë po marrin pjesë ekspertët që ka propozue familja e të ndjerit dhe ekspertë nga misioni i EULEX’it.

Po ashtu, ministrja Hoxha ka theksue se me qëllim të rishikimit dhe sqarimit sa ma transparent të rastit, kanë angazhue edhe Inspektoratin e Shërbimit Korrektues, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe posa të dalin me të gjetunat e tyne, këtë raport kemi me ba publik.

Në pajtim me të gjetunat e dala, kanë me u ndërrmarrë hapat dhe veprimet tjera, ka thanë Hoxha.