Kryeministri e pranon se asht veshtirë me ju folë dukagjinasve për tokat n’kufi

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në nji intervistë të dhanë për Deuche Welle ka thanë se asht veshtirë që banorëve të zonave rreth kufinit me Malin e Zi, me ju thanë se ma nuk munden me i shfrytëzue ato hapësina.

Kjo për faktin se simbas tij, ato hapësina janë shfrytëzue nga banorët, për shkak të kufinit administrativ.

Derisa për rrezikun e Demarkacionit, i cili ka zana se nuk ka me u votue prej deputetëve në Palament, Mustafa thotë se rreziku egziston gjithmonë.

“Për neve asht me randësi me punue në parlament, me punue me krejt komisionet e kuvendit dhe me punue me krejt deputetët, sidomos me deputetët që gravitojnë nga pjesa e Dukagjinit, sepse ata janë ma të ndjeshëm me këtë çashtje, sepse atje ka qenë nji kufi administrativ që e ka nda atëherë krahinën e Kosovës me Republikën e Malit të Zi, që ka qenë kufi i ngurtë shtetnor dhe natyrisht njerëzit i kanë shfrytëzue ato hapësina qoftë për kullosa, qoftë për nevoja të tjera dhe kurrë nuk e kanë konsiderue që vija kufitare i ka nda ato, prandaj asht veshtirë t’ju thuhet se ju nuk keni të drejtë të kaloni andej dhe t’i shfrytëzoni ato hapësina, edhe pse me marrëveshje ndërshtetnore mund të bahet, por na duhet të punojmë me njerëzit”, ka thanë Mustafa.

Ai e ka riperseritë ftesën tue thanë se janë të gatshëm me bisedue për ketë çashte me Opozitën.