Kryeministri e sheh ekstremizmin si rrezik për paqen!

Kryeministri Isa Mustafa po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa theksoi se ekstremizmi dhe radikalizmi po e rrezikon shoqninë.

Ai në këtë konferencë theksoi se Qeveria e Kosovës ka ba përpjekje me i kuptue faktorët që çojnë deri te ekstremizmi dhe radikalizmi, por simbas tij, nji konstatim i saktë asht veshtirë me u thanë.

“Ekstremizmi dhe radikalizmi nuk kanë atdhe nuk kanë lokacion të caktuem, por janë çashtje që po e mundojnë botën bashkëkohore dhe po paraqesin rrezik për njerëzimin, rrezik për paqen”, tha Mustafa.

Ai tha se në Kosovë ka tolerancë të mirë fetare.

“Ne vitin e kaluem e kemi aprovue Ligjin që ndalon pjesëmarrjen në lufta të jashtme. Na kemi kërkue që Kosova me u anëtarësue në organe të randësishme të sigurisë si asht Interpol”, u shpreh Mustafa.

 

2-hysenii