Kryeministri: Ekspertat tane as megjat e veta s’i dijnë e le ma kufinin shtetnor. Hartat e Amerikës ma të sakta

isamustafa

Kryeministri Isa Mustafa, mbas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK’s ka shkrue se logjika e këtij këshilli asht se ma të sakta janë hartat që i ka Departamenti i SHBA’ve, se sa hartat e disa ekspertëve të Kosovës.

Në rrjetin social Facebook, Mustafa shkruejti se ata ekspertë as megjat e tokave të veta nuk i kanë vu e le ma me caktue nji kufi shtetnor.

Statusi i Kryeministrit:


Të nderuar miq,
Logjika e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së sot ishte se më të sakta janë hartat që i ka Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kufijtë e vendeve të Ballkanit, pra ata që intervenuan ushtarakisht në Kosovë , sesa hartat e do ekspertëve tanë, (që as megjat e tokave të veta nuk i kanë vënë e lere më të kenë përcaktuar një kufi shtetëror- vërejtja ime) e që po e kundërshtojnë demarkacionin me Malin e Zi.
DSH i SHBA kishte konstatuar se kufijtë e vënë nga Komisioni Shtetëror i Kosovës, janë në vijat ku SHBA ka pranuar pavarësinë e Kosovës. LDK ka besim të plotë në konstatimet e SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së.