Kryeministri filloi takimet e randësishme për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sapo ka fillue takime të randësishme në Brukesel, për çashtjen e liberalizimit të vizave.

Lajmin e ka konfirmue zadhanësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi.

Njoftimi i plotë i Abrashit:

Sapo ka filluar takimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në Bruksel.
Gjatë takimit, do të bisedohet për avancimin e proceseve integruese evropiane të Kosovës, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për zhvillimet tjera.
Në takim është e pranishme edhe komisionerja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini.

isamustafa1