Kryeministri garanton Vushtrrinë se nuk do të ketë komunë të re serbe!

mustafamulaku

Kryeministri Isa Mustafa ka siguru kryetarin e Vushtrrisë Bajram Mulaku se Prelluzha nuk do të ndahet nga Vushtrria për me u kriju komunë e re me shumicë serbe.

“Diskutuem edhe për përhapjen e fjalëve për themelimin e komunës së Prelluzhës dhe e sigurova kryetarin Mulaku se ajo nuk do të ndodh, sepse askush nuk e ka mendjen që të themelojë nji komunë të tillë”, citon portali “Veriu” të ketë thanë kryeministri Mustafa në vizitën e parë në Vushtrri, mbas ma shumë se nji viti kur ka ardh në krye t’ekgekutivit.

Mustafa vizitën në këtë Komunë e bani bashkë me ministrin e financave, Abdullah Hoti, ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, atë të Bujqësisë, Memli Krasniqi, si dhe zavendësministrat Bajram Geci e Kurtan Kajtazi.