Kryeministri Haradinaj i thirrë në mbledhje krejt ministrat

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thirrë ministrat për nji takim sot mbasdite.

Mbledhja e Qeverisë ka me u mbajtë sot mbasdite, ndërsa këtë e ka konfirmue zyra për marrëdhanie me publikun në Qeverinë e Kosovës, raporton Rrokum.TV

“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Mbledhja mbahet në ndërtesën e Qeverisë me fillim prej orës 16:00”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.