Kryeministri Haradinaj kërkon të dhanat e fundit për procesin e të pagjetunve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti Kryetarin e delegacionit të Kosovës për bisedime për çashtjen e personave të zhdukun në luftën e fundit, Ibrahim Makollin.

Kryeministri i Kosovës u interesue që nga Makolli me i marrë të dhanat e fundit se si qëndron çashtja e rrjedhës së këtyne bisedimeve dhe çka duhet me u ba me urgjencë që kjo çashtje e dhimbshme për shoqninë kosovare me marrë epilog.

Makolli mbasi e uroi Kryeministrin për detyrën, theksoi hapat që duhen me u ndërmerrë nga Qeveria e Kosovës që ky aspekt, i randë për shoqninë kosovare, me marrë vëmendjen e duhun të Qeverisë tue bashkërendue veprimet e të gjithë mekanizmave qeveritarë dhe të sektorit civil.

Shperndaje në: