Kryeministri Haradinaj mbramë kërkoi njoftjen e pamvarësisë nga Bosnja, sot vjen kjo përgjigje

Mbramë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkue nga Sarajeva zyrtare me shqyrtue mundësinë për njoftjen e pamvarësisë së Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reague ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje Hercegovinës, Igor Crnadak, i cili ka thanë madje se kjo ishte nji deklaratë e gabueme, transmeton Indeksonline.

“Në Bosnje e Hercegovinë nuk egziston mundësia e njoftjes së pamvarësisë së Kosovës, jo për shkak të qendrimit të boshnjakëve e kroatëve, por për shkak të përfaqësuesve serbë. Madje, kërkesa e Haradinajt as nuk ka me u marrë parasysh deri në përfundim të mandatit tim si ministër. Të gjithë kemi qëndrim unik dhe nuk ka shanse që kjo gjendje me ndryshue”, ka thanë shefi i diplomacisë së BH.

Haradinaj gjatë takimit që pati dje me boshnjakët e Kosovës, me rastin e ditës së tyne, ka kërkue nga ata që të dërgojnë mesazh në Sarajevë që të ndërmarrin hapa zyrtarë për njoftjen e pamvarësisë së Kosovës.