Kryeministri Haradinaj pranoi telegram urimi nga kryeministri i këtij shteti

Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranue telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borisov.

Në telegramin e urimit thuhet:

I nderuari z. Kryeministër,

Në emër të qeverisë bullgare dhe personalisht nga ana ime, ju lutem të pranoni përgëzimet dhe përshëndetjet e mia më të sinqerta me rastin e votimit të qeverisë së re në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si Kryeministër.

Unë besoj se në postin e ri ju do të bëni çdo përpjekje për të zbatuar prioritetet e shpallura nga Ju për qeverinë e re – sundimi i ligjit, integrimi evropian dhe euroatlantik, si dhe dialogu me Republikën e Serbisë.

Jam i bindur se edhe në të ardhmen marrëdhëniet e mira politike midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të zhvillohen duke u thelluar dhe duke e stimuluar bashkëpunimin mes nesh për interesat e përbashkëta.

Duke ju uruar shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj shumë të përgjegjshme, Ju lutem, z. Kryeministër, pranoni urimet e mia më të përzemërta.

Shperndaje në: