Kryeministri Haradinaj viziton KEK’un, kjo asht deklarata e tij

Ditën e dytë mbas marrjes së postit, kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvillue nji vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Në këtë korporatë, Haradinaj asht takue me menaxhmentin e KEK’ut dhe kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashi.

Arsyeja pse ka shkue në KEK, simbas Haradinajt, asht se situata aty nuk asht në rregull.

“Kur e them këtë, nuk po flas vetëm për menaxhim, por rasti i Shipitullës që zgjat me vjet, tregon që diqka ka ngec. Na duem ta gjejmë ku asht tue ngecë, ku asht gabimi. Nuk munden këto tema me shku pa kufi. Duem me kqyrë njani- tjetrin, duem me iu pa qysh po shkojnë punët, duem t’iu përcjell çdo hap qysh asht puna në KEK”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: