Kryeministri harron dështimet, lavdon punën e Qeverisë

Gjatë prezantimit të raportit të punës së Qeverisë për 2015, para kabinetit qeveritar, Kryeministri Isa Mustafa ka akuzue opozitën se e ka pengu Qeverinë për me i krye punët e saj në mënyre që ta përmbushë 100% agjendën e tyne.

Por, pa marrë parasysh kësaj ai vazhdoi të ndihet i kënaqun me të arritunat tjera e sidomos theksim të veçant i dha shëndetësisë që simbas tij ka shënu përparime, ndërsa vlerësim të madh i ka dhanë MSA’s.

Kryeministri nuk la pa lavdu edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, e tu’ mos përmendë dështimin në UNESCO, mosanëtarësimi në Fifa, Uefa, mos liberalizimin e viazve si dhe numrin e vogël të njohjeve që simbas tij vazhdojnë të jenë në sukses.

Por, për Kryeministrin dhe kabinetin qeveritar prioritet asht dhe mbetet luftimi i korrupsionit.