Kryeministri i Irakut, ‘shuplakë’ Turqisë në lidhje me Mosulin

Mbas nji takimi sot me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Ash Carter, Kryeministri i Irakut njoftoi se refuzon ofertën për ndihmë nga Turqia për me marrë pjesë në betejën e çlirimit të qytetit të Mosulit nga Shtetit Islamik.

Kryeministri Haider al-Abadi kambënguli se forcat irakiane, forcat kurde dhe njësi të tjera vendase kanë me çlirue pa problem Mosulin dhe pjesët e tjera të territorit. Ai shtoi se nëse ka me qenë e nevojshme, atëherë ka me ju kërkue ndihmë Turqisë, apo vendeve të tjera të rajonit, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

Tue folë për gazetarët, Sekretari Carter tha se çashtja e rolit të Turqisë në betejën për Mosulin ishte nji temë e vështirë dhe se Kryeministri Abadi e pati informue se janë zhvillue bisedime me Turqinë për këtë çashtje dhe se bisedimet kanë me vazhdue.