Kryeministri i Irakut, thirrje ISIS’it: Dorëzohuni ose vdisni!

Kryeministri i Irakut i ka ba thirrje grupit të Shtetit Islamik me u dorëzue, ndërkohë që trupat e tij po hyjnë në bastionin e fundit urban në vend, Mosulin.

Haider al-Abadi u shfaq në televizionin shtetnor, i veshun me uniformë ushtarake dhe tha: “Ata nuk kanë zgjidhje tjetër, ose ose me u dorëzue, ose me vdekë”

Forcat speciale irakiane janë tash rreth 1 kilometër larg buzës lindore Mosulit dhe po pregaditen për me hy.

Njësitë e ushtrisë janë ndërkohë në avancimin nga jugu, shkruen BBC.

Zoti al-Abadi, tha: “Na kemi me rrethue grupin terrorist nga tana kandet dhe me vullnetin e Zotit kemi me ja pre kryet e gjarpnit. Ata nuk nuk kanë me pasë asnji mënyrë për me dalë…. nuk kanë asnji mënyrë për me pshtue”.