Kryeministri i kritikon fort ministrat, qe për çka!

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklarue se asht e pakuptimtë që automjetet publike me u shfrytëzue nga zyrtarët për pushime në Durrës.

Simbas tij, ka nji ecuni ma të mirë të hynave buxhetore dhe efikasitet ma të naltë t’institucioneve, por mjetet duhet me u shfrytëzue në mënyrë racionale.

Këto deklarata kryeministri i bani në mbledhjen e sotme të Qeverisë, në të cilën asht miratue raporti gjashtëmujor i buxhetit të Kosovës për vitin 2016.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti i cili para qeverisë prezentoi raportin tha se kjo periudhë asht karakterizue me ritëm të rritjes së aktivitetit ekonomik.

“Te hynat kanë shenue rritje. Rritja e të hynave asht nga aktiviteti i shtuem ekonomik e jo nga taksat si pretendohet. Kemi pasë ngecja nga devidenta sepse PTK nuk ka pague asgja deri tash.

Të hynat nga tatimi në pronë në komuna ka pasë rritje prej 16 për qind”, tha Hoti.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme po ashtu ka miratue Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Qeveria ka marrë vendim edhe për ndamjen e mjete financiare në vlerë prej 300 mijë euro për aktivitetet lidhun me shpalljen dhe kanonizimin e shejtënisë Nana Terezë, i cili ka me u mbajt më 4 Shtator

Po ashtu, në këtë mbledhje Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndamjen e mjeteve në vlerë prej 10 mije euro për qendrën për studime dhe shërbime psikologjike dhe sociale për përkrahjen e Projektit Atomi.

Nga mbledhja e sotme, asht marrë vendim për ndamjen e mjeteve financiare prej 18 mijë eurove për shoqatën e të verbënve nga Peja, për botimin e legjislacionit të alfabetit të Braillit.

 

2-isaaa