Kryeministri i Malit të Zi akuzon Rusinë

Kryeministri malazez Millo Djukanovic deklaroi se grupi i liderëve partiakë të bashkuem rreth Frontit të koalicionit, me sasi të madhe të pareve të marra nga Rusia përmes kanaleve sekrete, tentojnë të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi.

“Egzistojnë njerëz, të cilët janë të gatshëm për nji shumë të vogël paresh të luejnë me interesat kombëtare, që asht e papërgjegjshme, jopatriotike dhe jodinjitoze”, deklaroi kryeministri malazez.

Ai theksoi se gjeneratat e paraardhësve të popullit malazez edhe pse kanë jetue në varfni, nuk i kanë shië interesat shtetnore, transmeton Tanjug.