Kryeministri i Malit të Zi: Serbia duhet me kuptue se Kosova ishte betejë e humbun ma herët

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka deklarue sot se askush në Mal të Zi nuk ka dëshirue ta damtoj Serbinë me pranimin e pamvarësisë së Kosovës, dhe se autoritetet në Serbi duhet ta kuptojnë se Kosova ishte betejë e humbun ma herët.

“Askush në Mal të Zi, tue fillue prej vendimarrësve, e deri te secili qytetar, nuk ka pasë qëllim të keq, që me njohjen e Kosovës ta damtoj Serbinë. Nuk i bahet dam atij që e përjetoni si shumë të afërt me ju. Pra nuk asht fjala për këtë, por ishte perceptim i yni i asaj që asht dashtë të bahet në rregullimin e gjendjes në rajon dhe krijimin e parakushteve për vendosjen e stabilitetit ma të madh dhe ripërtritjen e besimit”, tha Djukanovic për televizionin B92.

Ai theksoi se, disa herë i kishte thanë presidentit të atëhershëm të Serbisë, Boris Tadic, dhe kryeministrit të tashëm, Aleksandar Vucic, se bindja e tij asht se Serbia e tashme asht në pozitë që ta pranoj faturën për betejën e humbun për çashtjen e Kosovës, raporton agjencia Beta.