Kryeministri i prin delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka me kryesue delegacionin kosovar, që ka me marrë pjesë në takimin e pervitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’s, që fillon punimet këtë muej.

Pjesëmarrja e Mustafës atje, asht konfirmue nga këshilltari politik i Kryeministrit, Faton Abdullahu, i cili tha për Express se shefi i qeverisë ka me udhëtue drejt New York’ut.

“Po, Kryeministri Mustafa ka me perfaqësue vendin tonë në mbledhjen e Asamblesë të Përgjithshme së OKB’së”

Mustafa kishte planifikue me udhëheq delegacionin e Kosovës vitin e kaluem në punimet e Asamblesë, por mbas nji përplasje që e kishte ba presidentja Atifete Jahjaga nuk mundi me shkue.

Zakonisht kjo ngjarje nga Kosova shfrytëzohet për lobim, si janë takimet me udhëheqës të vendeve që nuk e kanë njoft pamvarësinë e Kosovës.

Asambleja e Përgjithshme e OKB’s mblidhet çdo vit në New-York dhe në të marrin pjesë pothuejse të gjithë liderat e botës.

Punimet e Asamblesë fillojnë më 25 Shtator dhe zgjasin deri më 3 Tetor.

Gjatë punimeve diskutohen çashtjen globale si emigracioni, ndryshimet klimaterike etj.

Këtë vit mbledhja e 71’të e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së ka me u udhëheq nga përfaqësuesi i përhershëm i OKB’së, ambasadori Peter Thomson.