Kryeministri i Serbisë befason me deklaratën e fundit për Trepçën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thanë se sa i përket Trepçës bahet fjalë për standard të dyfishtë dhe nuk mendon se shqiptarët të gjithë këtë e kanë ba të vetëm.

Simbas tij, Serbia njikohësisht shtron pyetje pse askush nga BE’ja nuk reagon për gjuhën e ashpër të Kroacisë, e kësaj here gazetarët e kanë pyetë se pse askush nga partnerët e Serbisë në Bruksel nuk ka reague për vendimin e Kosovës lidhun me Trepçën, transmeton lajmi.net.

“Nuk reagojnë mbasi që na jemi partner i vogël. Dyshoj se kanë me reague, e as që e kam pritë se kanë me reague. Ata kishin me reague për ndonji gazetar të ndonji shtëpie mediale që financon BE’ja, Rokfeller, Rotshild… Për këtë kishin me reague, por për Trepçën jo. A janë këto standarde të dyfishta? Po, e kam pa këtë, e kam thanë, por çfarë të bajë, a ta shkatërrojë të ardhmen e Serbisë? Jo, nuk kam me ba”.

“Sikur të isha idiot kisha me mendue se këtë e kanë ba vetëm shqiptarët. Dikush i ka lejue të bajnë këtë. Ndigjoni, ai që mendon se jam shumë budallë, gabon, kështu e shoh”, ka thanë tutje ai.

Tutje ai ka thanë se Serbia nuk ka me kërkue mbledhje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme, në të cilën kishte me u diskutue për Ligjin për Trepçën, që asht miratue në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk e kam pranue këshillën e Zyrës për Kosovën që të shkojmë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkueme”, tha Vucic, dhe ka shtuar se ai “nuk asht kryeministër i cirkut dhe se nuk ka dëshirë që të gjithëve t’ju shpjegoj se asht serb i madh”, raporton agjencia Beta.