Kryeministri i Serbisë befason me deklaratën lidhun me marrëveshjen për targat

vucic

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka folë në Paris rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi. të arritun në Bruksel, për targat e kerreve.
Kryeministri serb ka thanë se çashtjet e dialogut me Prishtinën duhet të shkojnë përpara.

Ai ka thanë se marrëveshja asht në interesin e shqiptarëve dhe serbëve, përcjell në shqip Gazeta Express.

“Kemi me vazhdue që me targat tona të shkojmë në territorin tonë (Kosovë), kështu vlerësojmë na, ata këtë e shohin ndryshe. Me disa letërngjitëse të bardha kemi me pasë ma shumë kerre të tyne, për të cilat jam i sigurt se na sjellin të mira, kemi me ju shitë ma shumë mall shqiptarëve dhe njikohësisht nuk kemi humbë asgja nga të drejtat e serbëve që i kemi pasë ma herët” ka thanë Vucic.