Kryeministri i shkon në konak Presidentit

isathaciiii

Mbas disa ndryshimeve të agjendës së tij, kryeministri i Kosovës ka vendos që të takohet me ish-zavendësin e tij, tashma presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Si ban me dije zyra për media e kryeministrisë, Mustafa fillimisht do të vizitojë Universitetin “Hasan Prishtina”, gjegjësisht Rektoratin n’orën 09:30.

Më pas, n’orën 10:10, mësohet se kreu i ekzekutivit do t’i shkojë në konak presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ma tej, n’orën 11:00, kryeministri Mustafa do të vizitojë Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale (AKPPM).

Ndërsa n’orën 14:00, kryeministri Isa Mustafa do të merrë pjesë në ceremoninë e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ceremoni e cila do të mbahet në Hotel Emerald.