Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, sot në Prizren

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftue ditë ma parë se sot ka me drekue në Prizren me kryeministrin e Shqipënsë, Edi Rama.

Ai ka deklarue se askush nuk ka ndonji aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipninë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve simbas standardeve europiane.

Thaçi në punimet e seminarit të 93’të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO’s, në Prishtinë, ka thanë se bashkëpunimi me Shqipninë, duhet m’i gëzue krejt.