Kryeministri i thotë përfaqësuesve të shteteve të Kuintit dhe shefit të Zyrës së BE’s se ka me luftue krimin e organizuem dhe korrupsionin

Kryeministri Isa Mustafa u takue sot me përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në Kosovë dhe shefin e Zyrës së BE’s.

Mustafa i falenderoi përfaqësuesit e shteteve të Kuintit dhe institucionet e Bashkimit Europian për përkrahjen e madhe që i kanë dhanë Kosovës deri më tani.

Në takim u diskutue për randësinë e rekomandimit të Komisionit Europian për liberalizimin e vizave, dhe për proceset e tjera pozitive qysh ishte edhe pranimi i Kosovës në UEFA dhe hymja në fuqi e MSA’s, muejin e kaluem.

Ishte qëndrim i përbashkët se për Kosovën është hapur një perspektivë shumë e fuqishme e zhvillimit dhe se Qeveria e Kosovës do të rris edhe më tej përkushtimin për zhvillim ekonomik, për avancimin e proceseve integruese evropiane, për fuqizimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin për media.

Mustafa i njoftoi për progresin në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik dhe avancimin e proceseve eurointegruese.

Me këtë rast, Kryeministri Mustafa kërkoi përkrahjen e matejme të vendeve të Kuintit dhe të institucioneve të BE’s për Kosovën.

Ambasadorët e vendeve të Kuintit dhe përfaqësuesi special i BE’s vlerësuen të arritunat si dhe shprehën përkrahje të matejme për Kosovën.