Kryeministri injoron kërkesat e të ranëve para luftës

Janë ba 35 vite nga demonstratat historike të studentëve të vitit 1981, kur themelet e ish-Jugosllavisë u tronditën për me u shkulë përfundimisht mbas nji varg demonstratash anekand Kosovës.

Por edhe mbas 35 vitesh, institucionet e Kosovës nuk ua njohin statusin e dëshmorit herojve që kanë ranë për liri në periudhën para luftës.

Këtë ia ka kërkue Qeverisë Shoqata e Herojve dhe Dëshmorëve të Kombit.

Simbas Krasniqit, institucionet e Kosovës nuk i njohin atdhetarët e ramë si dëshmorë të kombit.

Të njajtën kërkesë e bani edhe kryetari i Shoqatës, Naim Zhitia i cili tha se nuk kërkojnë as ma shumë as ma pak, vetëm atë që u takon me ligj këtyre kategorive të dëshmorëve.

Në këtë takim u tha se bazamenti dhe themeli i pamvarsisë së Kosovës nuk ka fillue vetëm gjatë luftës së fundit, por edhe ma herët. Simbas tyne institucionet duhet me iu kërkue falje dhe me rregullue statusin.

Nga ana tjetër Kryeministri Isa Mustafa, tu’ i injorue kërkesat e Shoqatës, përmes nji komunikatë për media ka përkujtue dhe ka vlerësue naltë kontributin e studentëve në demonstratat e vitit 1981, tue theksue se ato ishin fillimi i revoltës dhe rrugëtimit të popullit drejt lirisë, pamvarësisë dhe demokracisë.