Kryeministri irakian feston fitoren e Mosulit (foto)

Mbas çlirimit të qytetit historik të vendit, Kryeministri irakian Haider al-Abadi ka shkue menjiherë në Mosul për me përgëzue forcat irakiane për “fitoren” ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Qyteti u “çlirue” mbasi ISIS’i kishte mbet totalisht i rrethuem dhe kontrollonte tashma vetëm “1 ose 2 lagje” tha zyra e tij në nji deklaratë.

Forcat irakiane, të mbështetuna nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkueme, kanë luftue për me rimarrë Mosulin që nga 17 Tetori i vitit të kaluem.

Militantët e Shtetit Islamik pushtuen qytetin  në Qershor 2014 përpara se të shpallnin nji “kalifat” që lidhte Irakun dhe Sirinë.

Luftarët kurdë peshmerga, forcat sunite arabe dhe militantët shiitë gjithashtu kanë qenë të përfshimë në betejën rraskapitëse.

Kryeministri i Irakut mbërriti në qytet dhe arriti me përgëzue nga afër forcat e armatosuna dhe popullin irakian” për mposhtjen  përfundimtare të ISIS’it në Mosul, tha kryeministria.

 

ImageImage