Kryeministri italian takon shefin e NATO’s: Terroristët nuk erdhën nga Idomeni

NATO asht gati me ndërhy në Libi për me ndërtue struktura të reja të mbrojtjes, mbas kërkesës së Qeverisë së re të këtij vendi, për me u ba pjesë e nji misioni ma të gjanë, bashkë me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Kështu deklaroi sonte në Romë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, gjatë nji konferencë për media me Kryeministrin italian Mattero Renzi.

Tue folë për prioritetet e Aleancës në luftën kundër terrorizmit, Kryeministri italian tha se kërcënimet terroriste vijnë nga mbrenda qyteteve tona.

Pamvaresisht se ndonjiherë, media dhe politika e lidhin terrorizmin me emigracionin, due me theksue se vrasësit e Brukselit e të Parisit nuk vinin nga kampi i refugjatëve në Idomeni, por nga periferitë e qyteteve franceze, – tha Kryeministri italian Matteo Renzi.