Kryeministri ja kthen AAK’s: “Kosova ka zhvillim, sepse u çlirue nga bosat e kazinove”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, doket se asht nxe fort me kritikat dhe akuzat për “mashtrime” me shifrat për rritjen e ekonomisë dhe uljen e papunësisë.

Nji nga reagimet e fundit erdhi nga kryetari i AAK’s në Prishtinë, Avni Arifi i cili tha se kur “Mustafa flet për uljen e papunësisë, e merr rolin e shefit të makinerisë së rrenave”.

Por, nji reagim i fort ka ardhë nga kryeministri, i cili ka deklarue se “Kokëboshëve e banditëve mund t’u pengojë progresi i Kosovës”.

Mustafa thotë se rritjen e ekonomisë po e konstatojnë institucionet relevante e jo ai.

“Rritjen ekonomike të Kosovës prej 4% vitin e kaluar dhe mbi 4% këtë vit, që është më e larta në Evropë, si dhe uljen e papunësisë nga 35.3% në vitin 2014 në 26.2% këtë vit, e konstatojnë institutet relevante. Jo Kryeministri!”. Sa më shumë që kemi progres aq më pak do të ketë hapësirë për mashtrues që vjelin të varfërit”, ka shkrue Mustafa.

Kryeministri ka thanë tutje se, “Vendi ka filluar të frymoj lirshëm nga bosët e kazinove dhe reketit, nga sekserët dhe ryshfeti. Prandaj ka zhvillim!”.