Kryeministri ju ban thirrje kosovarëve me heq dorë nga luftat e hueja

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në seancën e sotme të Kuvendit ka shpreh edhe njiherë keqardhjen dhe dhimbjen për të gjithë viktimat që ndodhën në Bruksel si pasojë e veprimeve terroriste.

“Kosova ka tregu perkushtimin e saj që të jetë pjesë e luftes kundër çdo veprimi të keq të mundshëm.

 
Ftoj qytetarët që të jemi pjesë e këtij përkushtimi ndaj luftimit të terrorizimit”, ka thanë Mustafa.

 
Ai ju ka ba thirrje qytetarëve të Kosovës që janë në fronte të luftës të dalin nga ato fronte dhe të jenë të vetëdijshëm për damin që munden me i shkaktue vetës dhe shtetit të kosovës.

Mustafa ka theksue se masat e sigurisë në vend janë shtue dhe se qytetarët e Kosovës janë të sigurtë.