Kryeministri i kundërpërgjigjet Palit, e quen mashtrues!

Kryeministri Isa Mustafa e ka vazhdue debatin me deputetin e AAK’s për demarkacionin me Malin e Zi dhe i ka thanë se je mashtrues derisa nuk jep përgjigje se cila pjesë e Kosovës ka humb nga shënimi i vijës kufitare me malazezët.

“Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjetë ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni pergjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime. IM”, ka shkrue Mustafa n’Facebook.

Ma herët Pal Lekaj kishte reague ndaj kryeministrit tue i thanë se edhe në vitet 80’ta të shekullit të kaluem Isa Mustafa i kishte quejt të smunë profesorët e studentët që po kërkonin Republikë.

Të njajtën gja po e thotë edhe tash për ata që po e kundërshtojnë demarkacionin.