Kryeministri kallxon sa persona u punësuen n’vitin 2015

isaaa

Kryeministri Isa Mustafa ka tregu se gjatë vitit 2015 janë punësu rreth 18 mijë veta dhe ka realizu deri në 90 përqind të objektivave.

“Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhanës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK’s”, ka shkrue Kryeministri.

Ai ka thanë se gjithë këto punë janë ba në rrethana që të gjithë i dijnë – e ato janë protestat e opozitës në rrugë dhe gazi lotsjellës në Parlament.

Lexojeni të plotë njoftimin e Kryeministrit në FB

Miq të nderuar,

Qeveria që unë drejtoj, përmblodhi dje rezultatet e punës për vitin 2015.

Analizat argumentojnë se Qeveria ka realizuar ndërmjet 85% deri në 90% të objektivave të parapara për vitin 2015.

• Rritja ekonomike prej mbi 3.6% më e madhja në regjion;

• Të punësuar rreth 18,000 vetë.

• Buxheti stabil, janë përmbushë detyrimet buxhetore.

• Fillimi I operimit të bizneseve për 27.5% më I lirë.

• Rritja mesatare e pagave 6%, rritja e ndihmave sociale 25%, rritja e fondeve për shtyllat e pensioneve kontributdhënës mbi 30% dhe implementimi i pensioneve për veteran të UÇK-së.

• Është nënshkruar MSA, jemi ranguar të përfitojmë qindra miliona dollar nga MCC (Korporata e Sfidave të Mileniumit të SHBA), jemi në prag të fillimit të ndërtimit të Kosovës së Re.

• Është aprovuar Programi I Reformave Ekonomike, Strategjia Kombëtare Zhvillimore, ka filluar të implementohet Ligji për faljen e borxheve publike deri në fund të vitit 2008, me ligj është themeluar Fondi për garantimin e kredive për NVM-të, është në procedurë Ligji për Investime Strategjike

• Qeveria gjatë vitit 2015 ia ka proceduar Kuvendit 80 projektligje.

Kushtet dhe rrethanat në të cilat kemi punuar i dini vet. IM