Kryeministri kërkon nga Turqia përkahje për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, priti në takim zavendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmus, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë me rastin e shënimit të Ditës së Komunitetit Turk, thuhet në njoftimin e zyrës se Kryeministrit.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për të arritunat në Kosovë, për vlerat multietnike të shoqnisë kosovare dhe për rolin e randësishëm të komuniteteve pakicë, tu’ e përfshi komunitetin turk, në progresin e gjithanshëm të Kosovës.

Duke e falënderuar për përkrahjen e deritashme të Turqisë, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e në fusha tjera të jetës.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, kërkoi përkrahjen e Turqisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndërsa zavendëskryeministri turk vlerësoi naltë t’arritunat e Kosovës, tue e shpreh përkrahjen e matejme të Turqisë për Kosovën.

Zavendëskryeministri Kurtulmus theksoi edhe përkushtimin e Turqisë për fuqizimin e bashkëpunimit, dhe të shkëmbimeve ndërmjet dy vendeve.

 

kryeministri kryeministri1