Kryeministri kërkon nga vendet e Quintit përkrahje për liberalizim të vizave

Kryeministri Isa Mustafa, ka prit sot në takim përfaqësuesit e shteteve të Quintit në Kosovë, me të cilët foli për progresin që simbas tij, po arrihet gjithanshëm në Kosovë.

Mustafa i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë për fokusimin e plotë të Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe në proceset integruese europiane.

Tue iu referue hymjes në fuqi të MSA’s, Kryeministri Mustafa theksoi faktin se Qeveria dhe qytetarët e Kosovës presin vendimin e BE’s për rekomandimin e datës për liberalizimin e vizave, tu’ e pasë parasysh se tashma janë përmbushe tana kriteret dhe rekomandimet për këtë proces.

“Liberalizimi i merituar i vizave për Kosovën është shumë i rëndësishëm edhe për implementimin adekuat të MSA-së, pasi që kjo do të mundësonte qarkullimin e lirë të ndërmarrësve dhe të bizneseve kosovare në vendet e BE-së, si parakusht për shkëmbimin e mallrave dhe ideve”, tha Mustafa.

Ai kërkoi përkrahjen e vendeve të Quintit për liberalizimin e vizave, dhe për proceset e tjera integruese europiane, dhe për zhvillimet e tjera në Kosovë.

Përfaqësuesit e vendeve të Quintit vlerësuen progresin e arritun në Kosovë, tu’ e shprehe përkrahjen e vendeve të tyne në proceset integruese europiane dhe aspektet tjera.