Kryeministri: Koalicioni me AAK’n ndoshta mbas 2018’tes

isamustafaaa

Kryeministri i Kosovës, njiherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thanë se njiherë për njiherë, LDK nuk asht e hapun për koalicion me Aleancën e Haradinajt.

“Kjo ndoshta mund të ndodhë mbas zgjedhjeve të vitit 2018, ka thanë Mustafa.

Ai i bani komentet gjatë nji vizite në Komunën e Klinës, ku u taku me kryetarin Sokol Bashota.

Kreu i Qeverisë, po ashtu, vizitoi disa biznise të kësaj komune.

Deklarata e Mustafës pason atë të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se PDK, në parim asht e hapun ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes “që dëshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”.